Please enter at least 3 characters.

SIKUR TË QUHESHE ...

2024/07/Reinaldo-Arenas-e1721200197983.jpg

Poezi nga: Reinaldo ArenasPërktheu: Maksim Rakipaj

Sikur të quheshe Nelson
tani do të parakaloje ushtarakisht
(grushtin lart, hapi i vendosur, i qethur zero)
para tribunës ku udhëheqësi
do të ketë mirësinë, ndoshta, të të përshëndesë ...
Kuptimi i Mendimit na kujton
se të menduarit nuk bën pjesë në detyrat e policit
Të menduarit nuk bën pjesë në detyrat e trapit
Të menduarit nuk bën pjesë në detyrat e skllavit ...
për të vazhduar me turistin,
kurvën, profesorin, presidentin, ambasadorin,
sepse në fund të fundit të menduarit
tjetër s’është, veçse një fjalë e turpshme, e bezdisshme.