Please enter at least 3 characters.

Sigmund Freud ka thënë: Ju mbani sekrete kot - tradhtia rrjedh nga çdo pore e jetës suaj!

2022/01/sigm.jpg
275:"In this photo released by the Sigmund Freud Museum in Vienna former Austrian psychoanalyst Sigmund Freud is pictured in his working room in 1938. Austria and the world will be celebrating Sigmund Freud's 150th birthday on Saturday May 6, 2006. (AP Photo/Sigmund Freud Museum)
16:"ASSOCIATED PRESS

Një nga psikanalistët më të mëdhenj dhe më të famshëm kishte teorinë e tij për sekretet që fshehin njerëzit

Freud është një nga shkencëtarët më të diskutueshëm dhe pikëpamjet e tij kanë ngjallur gjithmonë reagime dhe kanë polarizuar publikun.

Pavarësisht nëse i konsiderojmë të tepërta dhe të njëanshme apo jo, është interesante të kujtojmë disa nga mendimet e tij, transmeton Telegrafi.

“Vërtet mund të thuhet se çdo njeri bën vazhdimisht një analizë psikologjike të të afërmve të tij dhe se, për rrjedhojë, ai i njeh ata më mirë se vetveten. Megjithatë, për të arritur atë që na paralajmërojnë fjalët – njihe vetveten – është e nevojshme që veprimet dhe mosveprimet tuaja në dukje të rastësishme t’i vendosni nën thjerrë”, ka thënë ai.

Një nga mendimet dhe përfundimet e tij shumë interesante që ai nxori nga mënyra se si njerëzit përpiqen të fshehin sekretet dhe sa, sipas tij, është teorikisht dhe praktikisht e pamundur, është një nga më interesantet nga praktika e tij.

“Ai që ka sy për të parë dhe veshë për të dëgjuar, mund të bindet se nuk ka vdekatar që mund të fshehë një sekret.

Nëse i ka ikur goja, ai llafos me majat e gishtave; tradhtia rrjedh nga çdo pore e tij. Prandaj detyra për të bërë të vetëdijshme më të fshehtën në shpirtin e njeriut zgjidhet lehtësisht". /Telegrafi/