Please enter at least 3 characters.

Sigal Prishtina zhgënjen tifozët

2016/01/sigal-prishtina-zhg-euml-njen-tifoz-euml-t_2_hd.jpg

As 31 pikët e Dardan Berishës nuk e ndihmuan Sigal Prishtinën që të mos pësojë disfatë nga skuadra e Mornarit, të cilët e kontrolluan ndeshjen gjatë gjithë kohës dhe me sulme të organizuara mirë nuk i dhanë asnjë shans Bardhekaltërve.

Nikola Korac ishte i pandalshëm sonte me 29 pikë, teksa u ndihmua nga gjiganti Samuel Coleman për të cilin qendrat e Prishtinës nuk patën zgjidhje se si ta ndalnin.

Edhe pas kësaj humbjeje, Prishtina momentalisht gjendet në vendin e parë të Grupit B me 10 pikë, po aq sa ka edhe Kozuvi që për momentin është duke e zhvilluar ndeshjen kundër Craiovas. /Telegrafi/