Please enter at least 3 characters.

Sigal Prishtina në finale

2016/01/f.0511210505293_210.jpg

Në çerekun e parë bardhekaltërit e shkatërruan tërësisht Sigkos Bashkimin që u shfaq në fushë pa kurrfarë motivimi dhe asgjë nuk funksionoi mirë për ta. Në anën tjetër, vendasit ishin të shkëlqyer në aksionet e tyre të shpejta dhe shumë të saktë nga gjuajtjet e tyre, duke krijuar kështu një epërsi jashtëzakonisht të lartë që në fillim, 32-9.

Edhe në çerekun e dytë Sigal Prishtina e vazhdoi dominimin e saj dhe nuk lejoi që epërsia e çerekut të parë të zvogëlohet, edhe pse prizrenasit u këndellën pak. Rezultati në përfundim të pjesës së parë ishte, 53-30.

Çereku i tretë ishte pothuajse i njëjtë sikur dy të parët, me bardhekaltërit që e kontrollonin lojën dhe nuk lejonin ndonjë rikthim eventual të mysafirëve, 68-44.

Çereku i fundit u zhvillua vetëm sa për hir të protokollit pasi që vendasit tashmë e kishin të sigurt fitoren dhe luanin sikur të ishin në stërvitje. Prishtina me plot meritë e përmbylli këtë takim me rezultat 88-59.

Kjo ishte ndeshja e tretë gjysmëfinale e play-offit, rezultati i ndërsjellë i këtyre ndeshjeve është 2-1 në të mirë të bardhekaltërve.

Koshashënuesit më të mirë të Sigal Prishtinës
1Akida McLain22 pikë
2Edmond Azemi19 pikë
3Fisnik Rugova18 pikë
4Granit Rugova18 pikë
Koshashënuesit më të mirë të Sigkos Bashkimit
1Kejuan Johnson21 pikë
2Mark Dawson15 pikë
3Mustafë Merovci12 pikë
4Muhamet Hasani4 pikë

/Telegrafi/