Please enter at least 3 characters.

Sigal Prishtina: Faleminderit Dardan

2016/01/sigal-prishtina-faleminderit-dardan_hd.jpg

“Të dashur tifozë,

Na lejoni t’i bashkohemi urimit për Dardan Berishën i cili dje ka nënshkruar kontratë me njërin nga ekipet më të mëdha Evropiane, KK Cibona, ekip ku i mori hapat më të mdhaj të basketbollit edhe legjenda Drazen Petrovic. Dardani për dy sezone në KB SIGAL Prishtina fitoi të gjitha kupat në garat që ai morri pjesë, pra:

– 2 x Superkupa
– 1 x Kupa e Kosovës
– 2 x Tituj Kampionit
– 1 x Ligën Ballkanike.

Vitin e kaluar Dardan Berisha u shpall MVP i kampionatit të Kosovës si dhe dy vite me radhë u shpall si Sportisti i Vitit nga shumica e redaksive sportive dhe FBK-së. Kulminacionin e tij e arriti sivjet kur u shpall edhe MVP i Ligës Ballkanike. Falë sukseseve të tij me klubin tonë, ai u ri-ftua në Kombtaren Polake ku do të merr pjesë në Eurobasket 2015. Dardani në Kroaci do të na përfaqoj me krenari. Suksese Dardan kampioni! Faleminderit për kontributin tënd”, thuhet në njoftimin e klubit prishtinas.