Please enter at least 3 characters.

Sigal Prishtina e ‘mashtroi’ Tolajn!

2016/01/sigal-prishtina-e-lsquo-mashtroi-rsquo-tolajn_hd.jpg

Mirëpo asgjë nuk ka dal ashtu siç është dashur të jetë. Kështu së paku ka treguar për Superliga e Kosovës në Basketboll, basketbollisti kosovar Arbër Tolaj.

''Siç ju keni mundur ta shikoni, unë nuk kam luajtur në ndeshjen me Pejën, sepse klubi i Prishtinës nuk e kanë rregulluar dokumentacionin tim. Ne vetëm kishim marrëveshje verbale për kontratë, por asgjë të nënshkruar'', theksoi Tolaj.

''Nuk e di ende se çfarë do të ndodhë, por siç po duket nuk do të jem pjesë e tyre. Kam qenë këtu tash e pesë javë, dhe ende nuk kemi nënshkruar asnjë kontratë apo së paku ti kisha marrë dokumentet e mia, dhe të ikja të luaja aty ku kam luajtur deri tash'', u shpreh Tolaj i zhgënjyer me udhëheqësit e Prishtinës.