Sigal Prishtina e kthen prapa amerikanin Clark
16/08/2013
Këtë e ka bërë të ditur drejtori gjeneral i Sigal Prishtinës, Florian Miftari, i cili në një intervistë për gazetën Zëri tha: “Ceola Clark nuk i ka kaluar testet fizike dhe për këtë arsye është larguar”.
Punët më mirë nuk i ka as amerikani tjetër, Hamidu Rahman, për të cilin Miftari tha: “Ende nuk dihet se çfarë do të bëhet me të, pritet të merret një vendim ditët e ardhshme”.
Ndërsa, pas largimit të Clark, Miftari ka nisur menjëherë bisedimet për të gjetur një plejmejker tjetër. Ai ka thënë se është në bisedime me basketbollistin që shkëlqeu sezonin e kaluar për RTV 21-shin, Kendrick Jones. /Telegrafi/


