Please enter at least 3 characters.

Sigal Prishtina e fortë për Vëllaznimin

Skuadra mysafire luajti më mirë që nga fillimi i ndeshjes duke e fituar dhjetëminutëshin e parë me rezultat 13:35.

Edhe në çerekun e dytë, kryeqytetasit ishin më të mirë (28:31) dhe pjesa e parë përfundoi me rezultat 41-66.

Prishtina dominoi sërish në çerekun e tretë duke shënuar 39 pikë, derisa vendasit realizuan vetëm 12 sosh.

Në pjesëlojën e fundit, vizitorët vetëm sa e thelluan avantazhin (16:28) për të fituar në fund me diferencë prej 64 pikësh (68-134). /Telegrafi/