Please enter at least 3 characters.

Sidrita e Big Brother: Dua një djalë që të jetë i pavarur

2017/03/sidrita.jpg

Kanë vazhduar debatet dhe takimet mes banorëve në reality shou Big Brother Albania. 

Gjatë takimit që ka zhvilluar me Damianon, Sidrita ka shprehur pikëpamjet e saj për mashkullin ideal.

“Dua një djalë të jetë i pavarur, të mos jetë fanatik, të respektojë çdo mendim. E shoh dhe paraqitjen, po nuk i jap shumë rëndësi. Më pëlqejnë tipat aventurier”, shprehet Sidrita.

Ajo mendon se personat që të mbajnë nën kontroll nuk kanë besim tek vetvetja. “Të kontrollon se ka frikë”, thotë Sidrita, e cila shton se edhe pak xhelozi duhet të ketë.

Edhe për Damianon nuk duhet kaluar në xhelozi ekstreme, pasi siç shprehet ai “Mashkulli krijon situata të paqena nëse bëhet xheloz”. /Telegrafi/