Please enter at least 3 characters.

Si të veproni kur e shihni dikë duke pësuar sulm në zemër

2023/09/7567567z4564.jpg

Simptomat e sulmit të zemrës përfshijnë dhimbje në gjoks, probleme me frymëmarrje, marramendje, etj. Por, si duhet të veproni nëse e shihni dikë duke pësuar sulm në zemër?

Kjo ka të bëjë kryesisht me thirrjen e emergjencës mjekësore dhe atë se çfarë bëni derisa e pritni autoambulancën.

Sipas udhëzimeve, sulmi i zemrës është emergjencë serioze mjekësore i cili kërkon trajtim të menjëhershëm.

Ky fenomen, që ndryshe njihet si infarkti miokardit, shkaktohet nga një bllokadë e papritur në furnizimin e gjakut që shkon në zemër.

Pa pasur mjaftueshëm gjak, zemra mund të dëmtohet seriozisht ose pacienti edhe mund të vdes, transmeton Telegrafi.

Duke i pasur parasysh simptomat e sulmit të zemrës, nëse e shihni një person me gjendje të tillë, gjëja e parë që duhet të bëni është ta telefononi autoambulancën.

lexo po astu

lexo po astu

Derisa pritni për autoambulancën, ju duhet të provoni ta relaksoni pacientin sa më shpejt që është e mundur.

Nëse keni afër aspirinë dhe pacienti nuk është alergjik ndaj aspirinës, menjëherë jepjani ta përtypë dhe gëlltitë atë (300mg) derisa prisni për autoambulancën.

Kjo pasi që aspirina ndihmon në hollimin e gjakut dhe e rikthen furnizimin e gjakut në zemër.

Në disa raste, zemra e pacientit mund të ndalojë së rrahuri fare. Nëse është rast i tillë, ju duhet të performoni shtypje në gjoks. /Telegrafi/