Si ta pastroni enëlarësen me ndihmën e miellit
25/05/2020
Të gjithë e dimë që në enëlarëse gjatë larjes së enëve përfundojnë mbetjet e ushqimit, prandaj është shumë me rëndësi që ajo të jetë e pastër
Enëlarësja është një ndër elementet më të ndotura në kuzhinë, prandaj duhet kërkuar mjetet të cilat do ta pastrojnë më së miri.
E gjitha që ju duhet është mielli dhe enëlarësja është krejtësisht e pastër dhe e shkëlqyer, transmeton Telegrafi.
▪ Pastrojeni dhe dezinfektoni ashtu siç e bëni zakonisht.
▪ Thajeni me leckë të pastër apo me peshqir kuzhine.
▪ Në enëlarëse qitni miell një të katërtën e filxhanit dhe me leckë fërkojeni sipërfaqen e enëlarëses me lëvizje rrethore.
▪ Mos e shpëlani, por me leckë eliminoni mbetjet e miellit. /Telegrafi/


