Si ta kombinoni orkidenë e ndritshme
02/02/2014
Çfarë frymëzon kjo tendencë e re?
Është një opsion i mrekullueshëm për të plotësuar grimin. Më të guximshmet do të guxojnë monokromin e plotë, që është parë tek Gucci apo Max Mara, ndërsa më të përmbajturat do ta përdorin orkidenë e ndritshme në një motiv, në një aksesor apo në një grim të lehtë. P.sh., një çantë e bukur kombinohet shumë këndshëm me një xhins "boyfriend" apo një buzëkuq me nuancë fuksia mund të shkojë për mrekulli me një veshje të bukur e të thjeshtë pranverore.
Orkideja e ndritshme lidhet edhe me gjendjen shpirtërore. Nëse shkon drejt nuancës së kumbullës, jeni serioze, ndërsa me fuksian jeni më të gjalla dhe rinore. /Telegrafi/


