Please enter at least 3 characters.

Si rrallë herë, Teuta Selimi pozon me veshje tradicionale krah bashkëshortit

2018/10/teut-e1539899263254.jpg

Këngëtarja e njohur, Teuta Selimi, është shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e saj.

Ndër vite, ajo ka ditur të tregojë se është një femër mjaft me stil, duke u treguar gjithnjë e guximshme në paraqitjet e saj.

Pavarësisht se është gjithnjë moderne në skenë, Teuta nuk i harron edhe traditat e të veshurave shqiptare.

Së fundmi, ajo publikoi në rrjetet sociale një fotografi, ku shfaqej në krahët e bashkëshortit të saj, Patriotit.

Ndryshe nga herët e tjera, këngëtarja shfaqej e veshur me veshje tradicionale, kryesisht me pjesë të qëndisura prej ari.

Ajo dukej mjaft tërheqëse, ndërsa pamja e saj plotësohej me flokët bionde dhe grimin e lehtë në fytyrë.

Teuta është nënë e dy fëmijëve, dhe prej vitesh me bashkëshortin e saj bëjnë një jetë mes Kosovë dhe Zvicrës. /Telegrafi/