Please enter at least 3 characters.

Si në përralla, ruset vendosen në radhë për të gjetur burrë (Foto/Video)

2016/11/1-470.jpg
14:"© JOE ALVAREZ

Në pamje të parë duken si pamjet e një mbrëmje aristokratike ruse të shekullit të XIX, por në fakt nuk është ashtu. Fotografitë janë shkrepur në hotelin “Grosvenor House”.

“Daily Mail” shkruan se mikpritësja ishte Olga Andreevna Romanov, një pasardhëse e carit të Rusisë, Nikolai II. Ajo organizoi “Vallen e debutuesve” për të katërtin vit radhazi.

Kështu që rinj dhe të reja ruse që jetojnë në Londër mes moshës 16 deri në 25-vjeq, u mblodhën për të kapërcyer dhe biseduar. Femrat rrinin në radhë teksa prisnin që një mashkull t’i ftonte në vallëzim.

Ndërkohë organizatorja e eventit është shprehur se kjo “është një mënyrë shoqërimi, pse jo edhe lidhje”, transmeton shekulli.

“Të rinjtë kanë një mundësi të mirë të njihen me njëri-tjetrin”, shtoi Olga Andreevna Romanov.