Please enter at least 3 characters.

Si do të dukeshin banknotat e Kosovës, në rast se vendi do të kishte valutën e vet

Dizajneri grafik nga Prizreni, Erti Krasniqi, ka realizuar një projekt kreativ përmes të cilit ka konceptuar pamjen e mundshme të banknotave të Kosovës, në rast se vendi do të kishte valutën e vet.

Në projektin me titull "Kosovo Banknote Design (Concept) 2026", Krasniqi ka ndërthurur elemente të identitetit kombëtar, simbolikës vendore dhe koncepteve moderne të sigurisë së kartëmonedhave.

telegrafi.com

Krasniqi ka bërë të ditur se projekti nuk përbën propozim institucional apo zyrtar, por është një ide kreative që synon të eksplorojë mundësinë e një identiteti të ri vizual për monedhën e Kosovës.

"Së fundmi kam realizuar një projekt personal të quajtur 'Kosovo Banknote Design (Concept) 2026', ku kam konceptuar se si mund të dukeshin banknotat e Kosovës nëse vendi do të kishte valutën e vet", ka deklaruar Krasniqi, raporton Telegrafi.

Ai ka theksuar se për secilën prerje të konceptuar ka zhvilluar një identitet të veçantë vizual, duke përfshirë simbolikën, elementet e sigurisë dhe arsyetimin e zgjedhjeve të dizajnit.

"Për secilën prerje kam zhvilluar identitetin vizual, simbolikën, elementet e sigurisë dhe arsyetimin e zgjedhjeve të dizajnit. I gjithë procesi është dokumentuar në Behance", ka thënë ai.

telegrafi.com

Sipas Krasniqit, qëllimi i këtij projekti është të sjellë një qasje kreative mbi mënyrën se si dizajni grafik mund të kontribuojë në paraqitjen e identitetit të një shteti.

Projekti përfshin konceptimin e elementeve të ndryshme të banknotave, duke u fokusuar në kombinimin e trashëgimisë kulturore, simboleve kombëtare dhe standardeve bashkëkohore të dizajnit të kartëmonedhave.

Krasniqi ka bërë të ditur se puna e tij është publikuar në platformën për dizajn Behance, ku është prezantuar i gjithë procesi krijues, nga ideja fillestare deri te realizimi final i konceptit. /Telegrafi/


telegrafi.com



telegrafi.com

telegrafi.com

telegrafi.com