Please enter at least 3 characters.

Shumica e Italisë kalon në zonë portokalli, vendi sheh shenjat e një rihapjeje të mundshme

2021/04/000_96237J-646x431-1-e1618051075485.jpg
317:"Staff of a coffe-restaurant, brings coffees for customers, in Piazza della Rotonda at the Pantheon, in central Rome, on March 15, 2021, as three-quarters of Italians entered a strict lockdown as the government put in place restrictive measures to fight the rise of COVID-19 infections. (Photo by Andreas SOLARO / AFP)
3:"AFP

Italia bëhet portokalli, me vetëm katër rajone në zonë të kuqe dhe po sheh shenjat e një rihapjeje të mundshme.

“Mbylljet dhe zonat e kuqe po sjellin rezultatet e para, por situata është ende shumë e ndërlikuar dhe ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, konfirmoi ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

Nga e hëna, Kalabria, Lombardia, Emilia Romagna, Friuli Venezia Giulia, Piemonte dhe Toskana do t’u shtohen Abruzzo-s, Basilicata-s, Lazio-s, Liguria-s, Marche-s, Molise-s, Siçilisë, Umbrias, Venetos, provincës së Bolzanos dhe Trentos në zonën portokalli, raporton ATSh.

Dyqanet do të rihapen dhe do të jetë e mundur të qarkullohet brenda komunës së vendbanimit.

Do të jetë gjithashtu e mundur, një herë në ditë, të vizitohen miqtë ose të afërmit në komunë, në një maksimum prej dy personash, përveç fëmijëve nën 14 vjeç me të cilët bashkëjetohet.

Sidoqoftë, 11,4 milionë italianë mbeten në zonën e kuqe: në Campania, Puglia, Valle d’Aosta dhe Sardenja. /KP/Telegrafi/