SHUMË MARRËZI
22/07/2020
Nga: Emily DickinsonPërktheu: Maksim Rakipaj
Shumë marrëzi, kulm’ i mënçurisë,
për një sy të zakonshëm,
shumë mënçuri, kulm’ i marrëzisë
thonë shumic’ e njerëzisë
dhe ja si mendojnë:
mirato, nga trutë je fare mirë,
kundërshto në ta mban – i rrezikshëm je,
për t’u lidhur me zinxhirë.


