Please enter at least 3 characters.

Shuma rekorde që mund ta fitojë Joshua nëse e mposht Ruizin

2019/06/GettyImages-1152676869.jpg
284:"NEW YORK, NEW YORK - MAY 30: Anthony Joshua of the United Kingdom holds his belts while posing with Andy Ruiz of Mexico during the press conference prior to their world heavyweight title fight at the Beacon Theatre on May 30, 2019 in New York City. (Photo by Sarah Stier/Getty Images)
12:"Getty Images

Anthony Joshua pritet t’i fitojë 20 milionë euro nga debutimi i tij në SHBA, pasi do të përballet me Andy Ruizin, e që do ta dërgojë në 75 milionë fitimin nga pesë ndeshjet e fundit.

Kampioni i peshave të rënda filloi të fitonte shuma të majme qëkur kaloi në ring të arenave të mëdha, ndërsa shuma e fundit që kishte fituar ishte 18 milionë euro, gjersa e kishte mposhtur Alexander Povetkin në shtator të vitit të kaluar në Webley Stadium.

Joshua do ta fitojë shumën e parave falë marrëveshje me kompaninë televizive DAZN  dhe Sky Sports, ndërsa të ardhurat e tjera nga përballja që do ta zhvillojë në Madison Square  Garden.

Pamje nga konferenca e fundit (Foto: Sarah Stier/Getty Images/Guliver)

Shuma e parë e madhe që e fitoi boksieri britanik ishte 12 milionë euro, atëherë kur e mposhti Wladimir Klitschkon në një shikueshmëri prej 90 mijë tifozëve në prill të vitit 2017.

Joshua fitoi më pas 14 milionë euro kur e mposhti Carlos Tajam në Cardiff Principality Stadium, e që vazhdoi në 16 milionë pas përballjes me Joseph Parker në mars të vitit 2018.

Kampioni i boksit është njëri ndër sportistët më të paguar në Britaninë e Madhe, por që kishte filluar në boksin profesionist me 17 mijë funte (19 mijë euro) kundër Emanuele Leo në O2 Arsena në tetor të vitit 2013. /Telegrafi/