Please enter at least 3 characters.

Shtyrja e Derby d’Italia, Moratti: Tash Juve-Inter do të jetë një finale për titull

2020/02/MassimoMorattinter-1.jpg
293:"MILAN, ITALY - NOVEMBER 15: FC Internazionale Milano new president Milano Erick Thohir (L) and honorary president Massimo Moratti attend a press conference after the FC Internazionale Milano shareholders' meeting on November 15, 2013 in Milan, Italy. (Photo by Pier Marco Tacca/Getty Images)
12:"Getty Images

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, është i gëzuar që ndeshja kundër Juventusit është shtyrë për datën 13 maj, pasi shpreson të jetë “një finale” për titull.

Derby d’Italia duhej të zhvillohej të dielën mbrëma pa tifozë, si pasojë e coronavirusit, mirëpo mëngjesin e të shtunës është bërë e ditur se është shtyrë për datën 13 maj, së bashku me përballjet Milan-Genoa, Udinese-Fiorentina, Parma-SPAL dhe Sassuolo-Brescia.

“Çfarë sezoni fantastik, tash shpresojmë që më 13 maj të jetë një finale për Scudetto”, ka thënë Moratti për Radio Deejay.

(Foto: Pier Marco Tacca/Getty Images/Guliver)

“Është gjë shumë e mirë që kanë shtyrë gjithçka. Është vendim i duhur për të qenë të matur dhe për të zvogëluar aktivitetin sportiv për shkak të shëndetit publik”, ka shtuar ai.

Ndërrimi i orarit do të thotë se Interi më 13 maj luan kundër Juves, më 17 maj ndaj Napolit dhe më 24 maj zhvillon sfidën e fundit të sezonit kundër Atalantas.

(Foto: Emanuele Cremaschi/Getty Images/Guliver)

Njëherësh është shtyrë edhe finalja e Kupës së Italisë, nga 13 maji më 20 maj, ndërsa edhe Juventusi edhe Interi janë në gjysmëfinale, kundër Milanit, respektivisht Napolit. /Telegrafi/

(Foto: Kena Betancur/Getty Images/Guliver)