Shtyhet seanca për majtistin, Mariglen Demiri, i akuzuar për thyerje të zyrës popullore të kryetarit Gjorge Ivanov
23/09/2016
Diskutimi gjyqësor për kallëzimin penal ndaj Mariglen Demirit, anëtarë i paritsë ''E Majta'' është shtyrë me kërkesë të palës akuzuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kërkesa e tyre është shqyrtimi shtesë i dëshmive të sjellura nga pala mbrojtëse, si edhe përgatitja për përcaktimin e dëmit.
Seanca e radhës është caktuar për 22 nëntor. Demiri ngarkohet për pjesëmarrje në protesta si njëri nga demonstruesit që e kanë thyer zyrën popullore të kryetarit Gjorge Ivanov në Shkup./Telegrafi/


