Shtyhet edhe një ndeshje tjetër në Ligën Premier, Newcastle - Southamphton nuk do të zhvillohet
Liga Premier ka konfirmuar se është shtyrë edhe një ndeshje e radhës në kampionat.
Ndeshja mes Newcastles dhe Southamptonit të dielën është shtyrë për shkak të rasteve të vazhdueshme Covid-19 dhe lëndimeve në skuadrën e Eddie Howe.
Është ndeshja e dytë radhazi e Newcastle që anulohet pasi udhëtimi i së enjtes tek Everton u shty.
Të hënën, Newcastle ishte në gjendje të kishte vetëm tetë zëvendësues, përfshirë dy portierë, në vend të nëntëve maksimale për barazimin e tyre 1-1 kundër Manchester United, me skuadrën e ‘varfëruar’ për shkak të lëndimeve dhe rasteve të Covid-19.
Ata humbën gjithashtu Allan Saint-Maximin, Callum Wilson dhe Ryan Fraser për shkak të lëndimit kundër Man United.
Mbrojtësi i krahut Javier Manquillo mori kartonin e tij të pestë të verdhë të sezonit, duke shtuar vështirësitë e përzgjedhjes së Howe. /Telegrafi/


