Shtrihen në shina me shpresë se do të shërohen
02/08/2011
Njëra prej metodave më të përdorura dhe më popullore të shërimit në këtë pjesë të Indonezisë është e ashtuquajtura “terapi e shinave”, e cila nënkupton shtrirjen në shinat e trenit, shkruan Al Jazzera.
Banorët besojnë se energjia elektrike e shinave të trenit rrit vitalitetin e trupave të tyre dhe u ndihmon në shërimin e sëmundjeve siç janë hipertensioni, diabeti, reuma, shkalla e lartë e kolesterolit e shumë sëmundje tjera.
Kësaj terapie jashtëzakonisht të rrezikshme i nënshtrohen të gjithë pa dallim, prej fëmijëve deri tek pleqtë. Ata nuk i frikëson as treni në shinat fqinje. /Telegrafi/


