Please enter at least 3 characters.

Shtëpia e Bardhë bën thirrje për një zonë demilitarizimi përreth centralit bërthamor Zaporizhzhia

2022/08/1-308.jpg

Pas raportimeve të shumta për bombardimin mbi centralin më të madh bërthamor në Evropë në Zaporizhzhia të Ukrainës, ka reaguar Shtëpia e Bardhë.

Nga Uashingtoni kanë bërë thirrje për një zonë demilitarizimi përreth këtij centrali të shumëpërfolur bërthamor, transmeton Telegrafi.

Shtëpia e Bardhë i ka bërë thirrje Rusisë që të pajtohet për një zonë demilitarizimi përreth Zaporizhzhia, në mënyrë që të shmanget një katastrofë bërthamore.

Zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare pranë Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, ka deklaruar se administrata e presidentit Joe Biden mbështet vizitën e udhëhequr nga një grup ekspertësh nga Agjencia Ndërkombëtare Atomike IAEA në Zaporizhzhia.

Madje sipas tyre një fikje e kontrolluar e këtij centrali bërthamor, do të ishte opsioni më i sigurt në këto momente të vështira. /Telegrafi/