Shtatori nis në BAU Market: Oferta dhe zgjidhje për çdo projekt
Me fillimin e shtatorit nis një sezon i ri për renovime, rregullime dhe realizimin e projekteve të ndryshme në shtëpi apo në vendin e punës. Për këtë arsye, BAU Market ka prezantuar fletushkën e re të shtatorit, e cila sjell oferta të veçanta dhe një përzgjedhje të gjerë produktesh për shtëpi, ndërtim dhe mirëmbajtje.
Fletushka e re është përgatitur për t’iu përgjigjur nevojave të familjeve, mjeshtërve dhe profesionistëve që kërkojnë produkte praktike dhe cilësore për projektet e tyre. Brenda saj përfshihen vegla dhe pajisje pune, produkte për renovim, mirëmbajtje dhe organizim të hapësirave, si dhe shumë artikuj të tjerë për përdorim të përditshëm.
Vjeshta është periudha ideale për t’i përfunduar punët e mbetura, për të rifreskuar ambientet dhe për ta përgatitur shtëpinë për muajt e ardhshëm. Qoftë për një ndërhyrje të vogël, rregullimin e një hapësire apo realizimin e një projekti më të madh, në BAU Market klientët mund të gjejnë zgjidhje të përshtatshme në një vend të vetëm.
Një përparësi tjetër për klientët është edhe mundësia e pagesës deri në 24 këste, duke e bërë më të lehtë planifikimin dhe realizimin e blerjeve. Ofertat e përfshira në fletushkën e shtatorit vlejnë nga data 1 deri më 14 shtator, në të gjitha pikat e BAU Market.


