Shtatë vjetori i “Vetëvendosjes”
Në ceremoninë e shatë vjetorit të themelimit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Kurti ka thënë se edhe pas kësaj periudhe vazhdon të mbetet aktuale motoja e tyre, pasi sipas tij liderët po vazhdojnë të negociojnë me Serbinë për çështje të brendshme të Kosovës.
“Kur popullit nuk i lejohet vetëvendosja, atij populli i mungon sovraniteti. Kosova nuk është problemi që do ta zgjidh Serbia por Kosova ka problem Serbinë dhe UNMIK-un”, ka thënë Kurti.
Ai përmendi aksionet, protestat e kësaj lëvizje e së fundi edhe angazhimin institucional.
Ndërsa ka precizuar se deputetët e saj edhe pas hyrjes në kuvend nuk janë korruptuar, nuk janë më të pasur, nuk janë njerëz të cilët përfitojnë dhe gjithmonë bashkohen me aktivistët tjerë në protesta e aktivitete të tjera. /Telegrafi/


