Please enter at least 3 characters.

Shtatë të vdekur pas shembjes së një xhamie në Nigeri

2023/08/Screenshot_4-16.jpg

Një xhami në qytetin nigerian Zaria është shembur gjatë lutjeve, duke vrarë të paktën shtatë persona, thonë zyrtarët.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në momentin e shembjes të premten, në xhami ishin qindra besimtarë.

Siç thuhet më tej, po punohet për zbardhjen e shkaqeve të shembjes ndërkohë që emiri i zonës tha për mediat lokale një çarje ishte zbuluar në një nga muret të enjten.

Xhamia mendohet të jetë më shumë se një shekull e vjetër.

Ndryshe, Nigeria ka një histori të gjatë të shembjes së ndërtesave.

"Katër trupa u gjetën fillimisht", tha një zëdhënës i këshillit Abdullahi Kwarbai për agjencinë e lajmeve Reuters.

“Më pas tre të tjerë u gjetën pasi ekipi i shpëtimit kontrolloi xhaminë e shembur”, shtoi Kwarbai. /Telegrafi/