Shqiptohen 719 gjoba për ata që nuk respektuan masat antiCOVID-19
09/05/2021
Policia e Kosovës çdo ditë po vazhdon me mbikëqyrjen e respektimit të masave antiCOVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit policia ka shqiptuar 719 tiketa në bazë të Ligjit COVID-19.
Kujtojmë se dje në vendin tonë janë konfirmuar 153 raste të reja dhe një person ka humbur jetën nga coronavirusi. /Telegrafi/


