Please enter at least 3 characters.

Shqiptarja më e famshme në Greqi së shpejti në tregun shqiptar

2016/04/12969281_10208593406806298_1625968238_n-e1460360002950.jpg

Ajo sot njihet si një prej artisteve më të suksesshme në Greqi duke numëruar me mijëra fansa, të cilët e ndjekin jo vetëm për muzikë por edhe për stilin e saj teper ekstravagant.

Shqiptarja Eleni Foureira ka folur dje ekskluzivisht për revistën e njohur ndërkombëtare “People” ku mes tjerash ajo tregon edhe për lidhjen e saj me Shqipërinë.

“Që kur jam larguar nga Shqipëria, në moshën një vjeçare nuk jam kthyer më”, është shprehur 29 vjeçarja, emri i vërtetë i së cilës është Entela Fureraj.

“Tani më shumë se kurr dëshira për t’u kthyer është e madhe dhe shumë shpejt do të jem e pranishme për publikun shqiptar. Unë jam shumë e lumtur që në vitin 2016 ndihem e lirë të shpreh origjinën time, kjo pasi suksesi nuk duhet parë në ngjyrën, fenë apo vendilindjen e personit”, ka thënë artistja, e cila deri vonë kishte mohuar origjinën e saj shqiptare përshkak të frikës së paragjykimeve.

Eleni ka paralajmëruar se do të jetë e pranishme për publikun shqiptar shumë shpejt, duke mos dhënë detaje nëse bëhet fjalë për ndonjë këngë apo koncert në Shqipëri./Telegrafi/.