Please enter at least 3 characters.

Shqipëria zhbllokon rezultatin, shënon Rey Manaj

2020/09/Barcelona-agree-deal-with-Albacete-for-Rey-Manaj-scaled-1.jpg

Shqipëria ka arritur të shënojë në pjesën e dytë në përballje me San Marinon, ndeshje e vlefshme për kualifikueset për Kampionatin Botëror Katar 2022.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ku kuqezinjtë dominuan nga fillimi, por rastet ishin të pakta.

Me të filluar pjesa e dytë Shqipëria rriti presionin drejt portës së vendasve.

Goli erdhi në minutën e 63-të, kur pas një goditje nga këndi më së miri në zonë u gjend Rey Manaj që shënoi me kokë për 1-0.

Shqipëria ka shtuar rastet para portës së San Marinos./Telegrafi/