Please enter at least 3 characters.

Shqipëria kërkon fitore ndaj Letonisë

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot (e martë) ndaj Letonisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Kuqezinjtë janë nikoqir të letonezëve në ndeshjen e vlefshme për Grupin K, e cila pritet të zhvillohet në “Air Albania Stadium”.

Ekipi i drejtuar nga Sylvinho vjen nga dy barazime në kualifikime dhe pret t’i rikthehet fitores për të qëndruar në garë për pozitën e dytë në tabelë.

Në anën tjetër, mysafirët janë mposhtur në shtëpi nga Serbia dhe do të synoj rezultat pozitiv nga ky udhëtim i vështirë.

Sylvinho ka të gjithë ekipin e gatshëm për këtë ndeshje dhe pret t'u besojë më të mirëve.

/Telegrafi/