Shqipëri-Serbi në mesin e përballjeve më të ashpra
Në prag të ndeshjeve miqësore që zhvillojnë kombëtaret The Telegraph ka bërë përzgjedhjen e 20 përballjeve më të ashpra deri më tani që kanë ndodhur në futboll.
Në mesin e tyre është e ndeshja Serbi-Shqipëri, e cila sipas The Telegraph renditet në vendin e 13 për sa i përket rivalitetit shumë të madh. Takimet ndërmjet Brazilit dhe Argjentinës janë përballjet më të frikshme, që pasohen nga Angli-Gjermani, dhe Kroaci-Serbi.
Për ndeshjen Serbi-Shqipëri të zhvilluar në tetor 2014 në Beograd e përditshmja angleze shkruan se, “ajo ishte ndërprerë për shkak të incidenteve brenda dhe jashtë fushës. Këto vende urrehen për shkak të Kosovës, por UEFA nuk e kishte ndaluar këtë ndeshje pasi ato nuk kanë pasur luftë ndërmjet vete, transmeton Koha.net.
Shqipërisë i ishte dhënë fitorja 3-0 në tavolinë, por CAS-i i kishte hequr Shqipërisë 3 pikë për shkak të dronit që barte një flamur të Shqipërisë së madhe. Më pas kishte pasur përleshje dhe një atmosferë shumë e rrezikshme ishte krijuar në stadium, përderisa edhe fansat kishin hyrë në fushë”.
20. Kina - Korea Jugore19. Republika Çeke - Sllovaki18. Spanjë - Portugali17. El Salvador - Honduras16. Francë - Itali15. Danimarkë - Suedi14. Arabia Saudite - Iran13. Serbi - Shqipëri12. Kore Jugore - Japoni11. Holandë - Belgjikë10. Brazil - Uruguai9. Angli - Skoci8. Gjermani - Itali7. SHBA - Meksikë6. Egjipt - Algjeri5. Angli - Argjentinë4. Gjermani - Holandë3. Kroaci - Serbi2. Angli - Gjermani1. Brazil - Argjentinë


