Please enter at least 3 characters.

'Shqip Up Comedy' lanson uebafqen me informacione të detajuara rreth festivalit - blini biletën tuaj dhe mos i humbni dy netë humori

Pas tre edicionesh shumë të suksesshme të Shqip Up Comedy Festival, dhe për shkak të rritjes së vazhdueshme në shumë aspekte, drejtuesit e Festivalit kanë vendosur të themelojnë një Bord që do të mbikëqyrë nga afër zhvillimin dhe punën e mëtejshme të Festivalit, duke synuar një rritje sa më të qëndrueshme.

Anëtarët e Bordit të Shqip Up Comedy Festival janë:

  • Enver Robelli – Gazetar dhe autor
  • Arbela Statovci – Eksperte e komunikimit
  • Ekrem Hasani – Ndërmarrës
  • Qendresa Sadriu-Hoxha Politikane
  • Qëndresa Llugiqi – Gazetare
  • Bleranda Krasniqi – Bloggere

Teksa përgatitjet për edicionin e katërt kanë nisur shumë kohë më parë, zhvillimet që po e përcjellin eventin kryesor kulturor të shqiptarëve në Zvicër, janë mëse pozitive.

Duke bërë përpjekje që të kenë në programin e tyre komedianët dhe muzikantët më të mirë, drejtuesit e festivalit gjithmonë kujdesen që për shikuesit të ketë gjithmonë ndonjë risi.

Për tu interesuar rreth biletave po edhe rreth programit dhe artistëve pjesëmarrës, të interesuarit tashmë kanë mundësinë që në webfaqen e posa krijuarwww.shqipupfestival.chtë informohen për gjithçka që ju intereson rreth Shqip Up Comedy Festival./Telegrafi/

true