Shpëtohet një burrë pas një operacioni 43-orësh në Venezuelë
29/06/2026
Presidentja e Venezuelës, Delcy Rodriguez, ka postuar një video të burrit duke u transportuar me barelë, duke thënë se Cantillo ishte i bllokuar për 106 orë.
Ai më në fund u lirua pas një operacioni shpëtimi 43-orësh, shtoi Rodriguez, transmeton Telegrafi.
Ajo gjithashtu falënderoi Mbrojtjen Civile dhe "të gjitha grupet ndërkombëtare të përfshira".
Shpëtime të tilla po vazhdojnë akoma pasi konsiderohet se mijëra qytetarë kanë ngecur nën rrënoja pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën vendin javën e kaluar.
Pamjet shfaqin ekipet emergjente që bëjnë të pamundurën për ta nxjerrë nga rrënojat burrin. /Telegrafi/
Tras 106 horas atrapado y una operación de rescate de 43 horas, Aaron Levi Cantillo fue rescatado con vida. ¡Reconocimiento a Protección Civil y a todos los grupos internacionales involucrados! pic.twitter.com/pjsRaeiqEl
— Delcy Rodríguez (@delcyrodriguezv) June 29, 2026


