Shpëtim spektakolar i 11 personave pas uljes emergjente të një aeroplani në Oqeanin Atlantik
Forcat Ajrore Amerikane kanë kryer një operacion shpëtimi dramatik të 11 personave që kishin mbetur të bllokuar në mes të Oqeanit Atlantik në brigjet lindore të Floridës, pasi një aeroplan u përplas.
Më konkretisht, sipas informacionit nga BBC, gjatë një fluturimi rutinë 20-minutësh midis dy ishujve në Bahamas, aeroplani pësoi defekte të njëpasnjëshme, së pari sistemi i navigimit dështoi, pastaj radioja, pastaj njëri motor dhe së fundmi tjetri.
Eleven people who survived a plane crash off the Florida coast floated in a life raft for five hours before a military rescue team was able to safely get everyone out of the water.
ABC News’ Matt Rivers reports. https://t.co/rdXqu4K3xnpic.twitter.com/womWoGzJbw
— ABC News (@ABC) May 14, 2026
Ai po udhëtonte nga Marsh Harbour, në Ishujt Abaco të Bahamas, drejt Freeport, në Grand Bahama.
“Për njëfarë kohe nuk munda të lidhesha me askënd në radio. U përpoqa të telefonoja Freeport, Bahamas, u përpoqa të telefonoja radion e Miamit. Nuk e di nëse më dëgjuan, por nuk mora përgjigje”, tha piloti i aeroplanit, Ian Nixon, për CBS News.
I paaftë për të gjetur një vend të sigurt për ulje, piloti nga Bahamas vendosi ta linte aeroplanin në oqean rreth 289 km në veri të Miamit, një veprim i minutës së fundit i bërë kur nuk kishte mundësi të tjera.
“Sapo rashë në ujë, mendimi im i parë ishte, nuk jemi të vdekur”, tha Nixon. /Telegrafi/


