SHPESH KAM HASUR DHIMBJEN E TË JETUARIT
Eugenio Montale (1896–1981)
17/06/2026
Poezi nga: Eugenio Montale
Përktheu: Rita Oxha
Shpesh dhimbjen e të jetuarit e kam hasur:
ishte burimi i mekur që gurgullonte,
ishte vyshkja e gjethes
së tharë, ishte kali i shembur përtokë.
Nuk dija shumë, përveç mrekullisë
që zbulon pakëz indiferenca hyjnore:
ishte statuja në përgjumjen e
mesditës, dhe reja, dhe skifteri që ngrihej lart.


