Please enter at least 3 characters.

Shpërthimi në Liban, reagon Meta: Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave

2020/06/Ilir-Meta-ndan-dekorata-per-njesitet-e-kerkim-shpetimit-te-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova-31.jpg

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar pas shpërthimit tragjik në Liban që shkaktoi dhjetëra viktima e mijëra të plagosur.

Përmes një postimi në rrjete sociale presidenti i Shqipërisë shkruan se solidarizohet me popullin e Libanit.

“Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe të lënduarit nga shpërthimi tragjik në Bejrut! Solidarizim me popullin e Libanit”.

Nga shpërthimi janë raportuar deri më tani 50 viktima dhe mbi 3 mijë të plagosur.

Nëpër rrugë ka pllakosur kaosi, shkatërrimet e shumta dhe pallate të tëra janë dëmtuar nga shpërthimi. /Telegrafi/