Please enter at least 3 characters.

Shpërthimi i fishekzjarrëve - lëndohen tre fëmijë në Fushë Kosovë

2016/01/shkaku-i-fishekzjarr-euml-ve-bag-euml-tit-euml-mbeten-pa-ushqim_hd.jpg

Tre fëmijë kanë pësuar lëndime ditën e diel në Fushë Kosovë, si pasojë e shpërthimi të disa fishekzjarrëve.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 15:20, transmeton Telegrafi.

“Raportohet se tre fëmijë dy meshkuj dhe një femër kosovare kishin pësuar lëndime trupore si pasojë e shpërthimit të disa fishekzjarrëve që i kishin gjetur në një kontejner të mbeturinave”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në trajtim mjekësor në QKUK. /Telegrafi/