Please enter at least 3 characters.

Shpërthimi goditi një kolonë talebane, të paktën një i vrarë

2021/09/69a0ffd2-3809-4e39-b978-e9533c03051d.jpg

Të paktën një person u vra dhe shtatë u plagosën nga një shpërthim bombe në provincën lindore afgane të Nangahar që goditi sot një autokolonë talebane, thanë zyrtarët lokalë dhe dëshmitarët okularë.

Shpërthimi ndodhi në Jalalabad, kryeqyteti i provincës Nangahar, në orën 8 të mëngjesit me kohën lokale, tha një zëdhënës i talebanëve për dpa pa dhënë detaje.

Një burim në Spitalin Rajonal Nangahar tha se një luftëtar taleban u vra dhe shtatë persona u plagosën, përfshirë katër civilë, dhe se ata u dërguan në spital, raporton evropaelire.

Duke cituar dëshmitarë okularë, mediat lokale raportuan se shpërthimi u shkaktua nga një bombë e fshehur përgjatë rrugës që shpërtheu kur një kolonë e luftëtarëve talebanë u ndesh me të.

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për disa nga sulmet e fundit. Talebanët dhe Shteti Islamik kanë luftuar njëri-tjetrin në të kaluarën.

Një zyrtar i lartë taleban kohët e fundit pohoi se grupi terrorist Shteti Islamik nuk përbënte asnjë kërcënim në Afganistan dhe se talebanët mund ta frenonin atë. /Telegrafi/