Shpërthim në akademinë ushtarake ruse në Shën Petersburg
18/05/2024
Një shpërthim ka ndodhur në një nga universitetet në qytetin rus të Shën Petersburg.
Në fakt, shpërthimi ka ndodhur në katedrën eAkademisë Ushtarake të Rusisë.
Mediat raportojnë se nga shpërthimi janë lënduar të paktën shtatë persona.
Ata u transferuan në objektin mjekësor të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, ku iu ofrua e gjithë ndihma e nevojshme mjekësore.
Një banor vendas informoi autoritetet për shpërthimin në territorin e akademisë ushtarake të komunikimeve Budenov.
Ndryshe, autoritetet ruse tashmë kanë nisur hetimet dhe shumë shpejt do të dihen detajet e para se çka e shkaktoi shpërthimin. /Telegrafi/


