Please enter at least 3 characters.

Shpërthen një zjarr i ri në vendkalimin kufitar në Bogorodicë

2021/08/20210803154908.png

Zjarri po merr vrull në pjesë të ndryshme. Një zjarr i ri ka shpërthyer në Maqedoni, këtë herë në pjesën jugore afër Greqisë.

Një zjarr shpërtheu pranë kalimit kufitar të Bogorodicës.

Nga rreth orës 14:00, një pyll pishe po digjet pak mbi një nga kazinotë e famshme atje, pranë së cilës ka një pikë karburanti.

Ekipet e Zjarrfikësve të Gjevgjelisë dhe NPK "Komunalec" kanë dalë në vendngjarje dhe përpqien të shuajnë zjarrin që përfshiu pyllin me pisha.

Aktualisht zjarre aktive ka në Koçan, Kumanovë, Dellçevë, Pehçevë./Telegrafi/