Shpërndarësit përplasen dhunshëm në Londër për shkak të “mashtrimeve me aplikacionin” për të marrë porositë e McDonald's
Shpërndarësit e ushqimit janë përplasur dhunshëm pasi përdorin aplikacione “për të marrë të parët” porositë e McDonald's.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tensionet janë rritur për mashtrimin dhe policia po heton një përleshje masive jashtë një dege.
Aplikacionet u mundësojnë shoferëve të ndryshojnë cilësimet e tyre të GPS-it duke pretenduar se janë në një degë të restorantit të ushqimit të shpejtë - kur janë kilometra larg.
Kjo i vendos ata “në pozicionin kryesor” për porositë e reja pasi Uber Eats, Deliveroo dhe Just Eat u japin dërgesa atyre më të afërt - por kjo shkakton vonesa për klientët.
Kështu, policia u thirr në një përleshje ku përfshiheshin shoferë të shumtë jashtë një dege në Tooting, Londra e Jugut.
McDonald's ka dënuar "sjelljet qartazi të papranueshme" ndërsa kompanitë e dërgesave u zotuan për "zero tolerancë ndaj dhunës". /Telegrafi/


