Please enter at least 3 characters.

Shpërbërja e ilegalëve, hap rrugë për zgjedhje në veri

2016/01/f.0430192718417_m.jpg

Njohësi i çështjeve zgjedhore, Adnan Merovci ka thënë për Telegrafin se megjithatë në Kosovë nuk duhet që të krijohet paranoja se është krejtësisht e dëmshme përfshirja e partive nga Serbia në zgjedhjet në Kosovë.

“Gjerat janë të ndërlidhura njëra me tjetrën. Nëse do ketë vullnet të mirëfilltë të Qeverisë serbe për shëndetësimin e veriut, aktiviteteve partiake, kulturore, sportive, thënë shkurt jetës së njerëzve atje, atëherë çdo gjë është e tejkalueshme dhe do të prodhojë ambient normal, përndryshe gjërat do të zvarriten”, ka thënë Merovci.

Ai ka thënë se legjislacioni zgjedhor, Kushtetuta e Kosovës, rregullat dhe rregulloret e ndryshme të KQZ-së, janë portat legale të çdo subjekti politik për të vepruar në Kosovë.

“Pra, pa marrë parasysh ku e kanë rrënjën, inspirimin apo motivin, grupimet politike që respektojnë tërësisht legjislacionin në fjalë dhe aplikojnë në KQZ për regjistrim dhe certifikim, nuk munden të pengohen. KQZ-ja është institucion kushtetues i cili vetëm se implementon në praktikë tërë legjislacionin zgjedhor”, ka thënë Merovci.

Ai mendon se nuk duhet të jemi peng të paragjykimeve se çdo gjë e iniciuar apo e motivuar nga Serbia mund të jetë ndërhyrje nga një vend i huaj.

Sipas Merovcit, askush nuk mund të pyes prej nga vjen ky apo ai grupim politiko-partiak, mjafton të respektohet rruga ligjore. /Telegrafi/