Please enter at least 3 characters.

Shpendi "spiun"

2016/01/f.0518114557443_m.jpg

Shpendi është gjetur i ngordhur në një fushë, ndërsa dyshimi ishte ngjallur kur rreth këmbës së tij kishin gjetur një unazë me mbishkrimin 'Israel'.

Fshatarët e kanë thirrur policinë pasi kanë vlerësuar se sqepi i tij ishte shumë i madh dhe ka mundur të mbajë një mikroçip të vendosur nga inteligjenca izraelite e spiunimit.

BBC njofton se në këtë rast është përfshirë edhe Njësia kundër-terrorizmit. Mirëpo, pas ekzaminimeve nga ekspertët, shpendi është deklaruar ‘i sigurt’.

Ministria turke e Bujqësisë u ka shpjeguar banorëve se unaza e vendosur në këmbë ishte gjë normale për të ndjekur lëvizjen e shpendëve shtegtarë.

Një zyrtar pranë kësaj ministrie ka theksuar se i është dashur një kohë për t’i bindur fshatarët se shpendi nuk paraqet rrezik për sigurinë kombëtare. /Telegrafi/