Please enter at least 3 characters.

Shosholli: Nuk e di ku ka qenë trajner jashtë vendit Duraku

2016/01/shosholli-nuk-e-di-ku-ka-qen-euml-trajner-jasht-euml-vendit-duraku_hd.jpg

Kosova U-21 drejtohet nga Rafet Prekazi, ajo U-19 nga Ramiz Krasniqi, U-17-ta nga Besnik Kollari derisa ajo U-15 nga Isa Sadriu. Ndërkohë, Duraku pati pohuar se kryetari i Këshillit Profesional të trajnerëve, Ajet Shosholli e ka injoruar atë duke mos e ftuar në ndeshjen e veteranëve të Kosovës me veteranët e Gjermanisë, takim i zhvilluar javë më parë.

Ndryshe, në një prononcim për gazetën Arena të dhënë ditë më parë, Ajet Shosholli ka reaguar duke thënë se trajnerët e grupmoshave të reja janë ‘OK’. “Dihet se çfarë suksese ka arritur në karrierën e tij si trajner dhe futbollist, Rafet Prekazi. Ai ka fituar edhe trofe si trajner. Ai i Kosovës U-19, Ramiz Krasniqi ka qenë trajner i Prishtinës dhe Ferronikelit dhe sukseset nuk i kanë munguar. Besnik Kollari (përzgjedhës i Kosovës U-17) ka një karrierë të pasur si futbollist gjithashtu edhe si trajner i Kosovës së Vushtrrisë dhe Prishtinës. Edhe Isa Sadriu është figurë e njohur e sportit kosovar”, deklaroi Ajet Shosholli për Arenën.

Duraku pati deklaruar se është i gatshëm që përvojën e tij ndërkombëtare, ta sjell në Kosovë, konkretisht në grupmoshat e reja. “Me të vërtet nuk e di se ku ka qenë trajner jashtë vendit ky Fahredin Duraku”, tha ndër të tjera në reagimin e tij, Shosholli i cili aktualisht e drejton skuadrën e Trepçës. /Telegrafi/