Please enter at least 3 characters.

Shkurte Fejza reagon me fjalë emocionuese pas martesës së Gresës

2019/04/q3-1.jpg
19:"Photo by: Norik Uka

Ditë më parë këngëtarja e njohur, Gresa Behluli, i dha fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e saj me martesë.

Ajo organizoi edhe natë beqarie, teksa përcolli të gjitha traditat shqiptare në dasmën e saj.

Një dasmë shumë e përfolur e cila u komentua shumë edhe në media, ishte kjo e këngëtares e cila pas shumë vitesh vendosi të martohej me partnerin e saj.

Dasma e cila mblodhi shumë figura publike, bëri që vëmendja e këtyre ditëve të jetë pikërisht kah këngëtarja.

Së fundmi, nëna e Gresës, këngëtarja e mirënjohur shqiptare Shkurte Fejza, vendosi që në rrjetet sociale t'i bëjë një dedikim të veçantë së bijës, e cila sapo i ka shkuar nuse.

"Nata e beqarisë apo Kanagjeqi është Nata e emocioneve dhe ndjenjave të përziera per mua si Nene.Në këto momente zemrën ma mbushet me dashuri dhe respekt JU familja, miket dhe dashamiret e mia, qe ishit aty dhe për këtë arsye dua te iu falenderoj të gjithave nje nga nje. Sa do doja ti kisha pranë të gjithë dashamirët e mi, të këngës sime dhe të familjes time. Ja që nuk ka mundësi dhe prap pak je boshë.Faleminderit nga zemra koleget e mia : Mihrije Braha e Lora Braha, SafeteMustafa e Sahide Mustafa, Remzije Osmani, Violetë Kajtazi, Besiana Mehmedi, Vjollca Luka,Vjollca Buqaj e Ganja, Shqipe Abazi e Vjollca Haxhiu, Kumrije Mustafa e Ela Mustafa, Shkurte Mustafa,Flora Gashi, Fanushe Ahmetaj,Enkeleda Arifi e Myrvete Bajrami, Shqiponja Muhaxheri Ryva Kajtazi, Naxhije Fejza e Valbona Kryeziu, Hasime Daka, Lumnije Ibrahimi e Behare Shala, Zyla Krasniqi e Teuta Krasniqi, etj. që asgjë nuk kursyet nga vetja, nga arti i juaj dhe me shume perkushtim krijuat atmosferën më madhështore të kësaj nate magjike.Faleminderit shume familjes, shoqeve dhe te gjithe ju qe ishit dhe festuam se bashku.Ua kthefsha per mire.Me respekt e nderime,Shkurtja, Hajrushi, Gresa dhe e gjithe familja jone", ka shkruar Shkurte Fejza në Facebook. /Telegrafi/