Please enter at least 3 characters.

Shkupi dhe Tetova vatra të coronavirusit

2020/04/Klinika-infektive-SK.jpg

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me coronavirus në vend që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 8.332, ndërsa aktualisht 3.475 raste janë aktivë, pasi dje u regjistruan 135 raste të reja me COVID-19.

Numri i të infektuarve përsëri është më i larti në Shkup, dje në kryeqytet u kryen 1.259 testet dhe u regjistruan 76 persona pozitivë. Pas Shkupit pasona Tetova me 13 raste të reja të regjistruara.

Ndërsa për qytetet e tjera, 6 raste të reja pozitive u regjistruan dje në Kumanovë, Dibër - 2, Shtip - 6, Prilep - 1, Strugë - 7, Manastir - 3, Ohër - 1, Kavadar - 1, Gostivar - 10, Gjevgjeli - 1, Makedonski Brod - 1, Kratovë - 1, Sveti Nikollë- 2, Kërçovë - 3, Resnje - 1.

Instituti për Shëndet Publik dje regjistroi 142 persona të shëruar nga coronavirusi: Shkupi - 68, Shtip - 3, Prilep - 1, Tetovë - 15, Strugë - 15, Ohër - 15, Gostivar - 7, Kriva Pallankë - 1, Koçan - 1, Probishtip - 1, Kratovë - 5, Sveti Nikollë - 6, Resnje - 4./Telegrafi/