Please enter at least 3 characters.

Shkolla e futbollit AB fillon punën: Misioni primar do të jetë edukimi i të rinjve në futboll

2020/03/88096815_114851983445841_4953424875269128192_n.jpg

Nga data 1 mars, kryeqytetit të Kosovës i është shtuar edhe një shkollë e futbollit, por me qasje ndryshe nga të tjera.

“AB Football” ka nisur punën nga vikendi i kaluar, ku ka diçka që e dallon më shumë se shkollat e tjera të futbollit.

Përveçse përbëhet nga ish-futbollistë dhe tani trajnerë të licencuar nga UEFA, kjo shkollë synon që t’i praktikojë metodat më moderne në zhvillimin e seancave stërvitore dhe socializimin i futbollistëve dhe edukata sportive do të jetë në njërën ndër pikat kryesore.

Ish-futbollisti i Prishtinës dhe Flamurtarit, i cili tashmë e disa vite e ushtron zejen e trajnerit, Alban Bellopoja, i shoqëruara nga i ati i tij Abdyl Bellopoja, dikur pjesë e skuadrës legjendare të Prishtinës në vitet e 80-ta do të nisin punën me gjeneratat e reja duke filluar nga 7 vjeçarët e deri te 16 vjeçarët.

Tashmë fëmijët janë inkuadruar në këtë shkollë dhe kanë filluar t’i marrin hapat e parë.

Alban Bellopoja është emër i njohur në kryeqytet, pasi që tash e disa vite punon me gjeneratat e reja.

Ora e mësimit (stërvitja) do të ketë:

  • Qëllimin e stërvitjes, përmbajtjen, metodën, organizimin e stërvitjes, praktikën dhe demonstrimin ndërsa fundi i stërvitjes do të ketë vlerësimin.
  • Elementet bazike teknike me top te lojës së futbollit.
  • Metodologjinë e punës nga e thjeshta tek e përbëra.
  • Socializimi i fëmijëve dhe edukata sportive.
  • Numri i futbollistëve nga 12 deri në 15 në një seancë stërvitore.
  • Fair-Play.

"AB FOOTBALL “ ka filluar stërvitjet më 01.03.2020 (e diel).

Kujtojmë që Bellopoja kishte bërë një thirrje tejet interesante kolegëve të tij, duke kërkuar nga ta që primare të kenë punën dhe edukimin e tyre dhe jo rezultatet e ndeshjeve. /Telegrafi/