Please enter at least 3 characters.

Shkëndija e nis aventurën evropiane me fitore të thellë, Almir Kryeziu debuton me gol

Shkëndija e ka nisur me fitore aventurën evropiane, duke mposhtur me rezultat të thellë 5-0 si mysafir Europa FC.

Kuqezinjtë nga Tetova e dominuan ndeshjen nga fillimi deri në fund, duke bërë një hap të madh për kalimin e kësaj faze.

Ndeshjen e hapi goli i Fahd Ndzengue në minutën e 28-të, i cili erdhi pas një asistimi të Endrit Krasniqit.


Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të Shkëndija, ndërsa në pjesën e dytë, skuadra tetovare shpërtheu me gola.

Fabrice Tamba shënoi në minutat 52 dhe 75, për ta siguruar praktikisht fitoren e Shkëndijës.

Almir Kryeziu ka lënë shenjë në ndeshjen e parë zyrtare, duke shënuar për 4-0 në minutën e 83-të.

Ndeshja u mbyll me golin e Besar Ibrahimit për 5-0.


Endrit Krasniqi dhe Drilon Islami e nisën ndeshjen nga minuta e parë, ndërsa Almir Kryeziu u fut në pjesën e dytë. /Telegrafi/