Please enter at least 3 characters.

Shkenca: 15 përfitimet që jua sjell leximi i përditshëm

2019/01/pexels-photo-1115692-compressor.jpeg

A e dini se fëmijëve të cilëve prindërit u lexojnë libra disa herë në javë shfaqin aftësi shumë më të mira të shkrim-leximit pas katër vjetëve, shënojnë pikë më të larta në teste të inteligjencës dhe kanë punë më të mira në të ardhmen sesa fëmijët që prindërit nuk u lexojnë fare?

A nuk është kjo mbresëlënëse?

Nuk ka ndjenjë më të mirë sesa era e një libri, andaj leximi në pajisje elektronike as që i afrohet kësaj ndjenje, transmeton Telegrafi.

Duke pasur parasysh këtë, pavarësisht se në cilën formë lexoni, kjo shprehi sjell përfitime të mahnitshme.

Më poshtë i keni 15 prej përfitimeve që i sjell leximi i përditshëm:

- E promovon shëndetin mendor dhe jua zvogëlon shanset e zhvillimit të alzheimerit

- E zvogëlon stresin deri në 68%

- I rritë njohuritë e përgjithshme

- Ju bën më të mëshirshëm

- Jua zgjeron fjalorin

- Jua forcon aftësitë e shkrimit

- Jua forcon aftësitë analitike të mendimit

- Jua përmirëson memorien

- Jua përmirëson përqendrimin

- Ju argëton

- E përmirëson kualitetin e gjumit

- Ju sjell qetësi të brendshme

- Bëheni më të mirë në biseda

- Leximi është stërvitje për trurin

- Leximi është ngjitës, andaj, kur lexojnë tjerët përreth jush, jeni më të prirë që edhe ju ta bëni atë. /Telegrafi/