Please enter at least 3 characters.

Shkëlqeu ndaj Liverpoolit, talenti Gilmour monitorohet nga Barcelona

2020/03/Gilmour-Mane.jpg
227:"LONDON, ENGLAND - MARCH 03: Sadio Mane of Liverpool in action during the FA Cup Fifth Round match between Chelsea FC and Liverpool FC at Stamford Bridge on March 03, 2020 in London, England. (Photo by Clive Mason/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori i Chelseat, Billy Gilmour shkëlqeu në fitoren 2-0 të ndaj Liverpoolit dhe FA Cup dhe nuk ka mbetur pa u vërejtur nga Barcelona.

Sipas mediumit The Independent, gjigantët katalunas dërguan vazhdimisht skautët e tyre për të monitoruar përparimin e të riut në vitet e fundit.

I riu skocez u bashkua me Chelsean nga Rangers, ku ai përparoi përmes sistemit të tyre rinor, në verën e vitit 2017 dhe bëri debutimin me ekipin e parë këtë sezon.

Mbrëmjen e së martës në fitoren 2-0 të Bluve ndaj Reds e panë Gilmour duke shfaqur aftësitë e tij teknike, atributet fizike dhe këmbënguljen e tij.

Thuhet se Barcelona ishte në dijeni që skocezi kishte aftësitë e kërkuara për të shfaqur potencialin e tij në Camp Nou, por nuk bëri një lëvizje për shkak që Chelsea veçse kishte siguruar nënshkrimin e tij.

Gilmour fitoi çmimin “zbulimi i turneut" në Tournament Toulon 2018 dhe ai shihet se ka potencialin për të qenë krijues i madh në nivelin elitar të futbollit. /Telegrafi/